Shteti humb miliona nga parashkrimi i lëndëve nga kundërvajtjet

Shteti humb miliona nga parashkrimi i lëndëve nga kundërvajtjet

09 November 2019 11:34

Kundërvajtjet përbëjnë një nga shkeljet më të shpeshta që ndodhin në përditshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kështu vlerëson raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi, me përkrahje të Departamentit Amerikan të Shtetit Amerikan “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”.

Sipas raportit, trajtimi i kundërvajtjeve nga institucionet duhet të bëhet me efikasitet, në mënyrë që të evitohen mundësitë që këto lëndë të parashkruhen, duke marrë për bazë afatet e shkurta të parashkrimit të këtyre rasteve, raporton KTV.

Fatkeqësisht, sipas IKD-së, praktika tregon se këto raste nuk trajtohen dhe zgjidhen me kohë, e rrjedhimisht vjen deri tek parashkrimi i tyre.

Sipas raportit vetëm në 3 vjetët e fundit janë parashkruar mbi 170,000 lëndë kundërvajtëse duke humbur miliona euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme