Arbëri

27 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin kundër shkatërrimit të lumenjve nga hidrocentralet

 

Diana Metushi Krasniqi, nga grupi i organizatave joqeveritare që nisën peticionin për ndalimin e degradimit të mëtutjeshëm të ambientit nga hidrocentralet, ka thënë se deri tani janë grumbulluar rreth 27 mijë nënshkrime.

Në Express Intervistën në KTV ajo ka treguar se peticioni ka arritur të marrë përgjigje të mirë nga qytetarët dhe se tash po presin veç konstituimin e institucioneve për ta dërguar peticionin në Kuvend.