Nis hetimi për tjetërsimin e pronës milionëshe nga Gjykata e Prishtinës

Nis hetimi për tjetërsimin e pronës milionëshe nga Gjykata e Prishtinës

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 15 November 2019 07:30

Tjetërsimi i pronës milionëshe të Radiotelevizionit të Prishtinës përmes një aktgjykimi të Gjykatës Themelore të Prishtinës është bërë objekt i një hetimi preliminar të Prokurorisë Speciale, shkruan sot Koha Ditore.

Pak orë pasi “Koha Ditore” ka publikuar artikullin për aktgjykimin e jashtëligjshëm të gjyqtarit Lekë Prenaj në lidhje me pronën e Radio-Prishtinës, hetuesia ka shkuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Radiotelevizionin e Kosovës për të kërkuar dokumentacionin që lidhet me këtë rast.

Në Prokurorinë Speciale, në kushte anonimiteti, kanë pranuar se i kanë autorizuar hetuesit e Krimeve Ekonomike që ta trajtojnë këtë rast.

Pas autorizimit të lëshuar nga Prokuroria Speciale gjatë ditës së enjte hetuesit kanë nisur mbledhjen e informatave. “Ky rast aktualisht është PPN (v.j. parapenal). Pas mbledhjes së informatave do të vendoset se si do të procedohet hetimi”, i kanë thënë gazetës nga Prokuroria Speciale.

Kopja e dosjes së kësaj prone tashme është marrë nga AKP-ja dhe ka filluar të hetohet nga organet e drejtësisë.

Ky rast i është ndarë një prokurori special identitetin e të cilit e di gazeta, por për shkak që procedura është në fillim nuk po e publikon. Fillimin e hetimeve për “humbjen” e tokës milionëshe të Radio-Prishtinës e ka konfirmuar edhe Radiotelevizioni i Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme