Arbëri

Mustafa: Demarkacioni punë e kryer, Kosova s’humb tokë

Mustafa: Demarkacioni punë e kryer, Kosova s’humb tokë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi është punë e kryer dhe se nuk do të ketë rishikim të marrëveshjes.

I pari i LDK-së, në një intervistë për EkonomiaOnline, ka akuzuar kryeministrin në largim Ramush Haradinajn, se kundërshtoi për disa vjet një marrëveshje të cilën pastaj me të hyrë në qeveri e pranoi pa asnjë ndryshim.