Arbëri

Meta fton opozitën në takim

Meta fton opozitën në takim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ftoi sot partitë e opozitës së bashkuar në një takim për të diskutuar mbi “situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme”. Kështu u shpreh presidenti Meta në ftesën që iu dërgoi kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe 8 drejtuesve të tjerë të partive aleate, me lutjen që takimi të mbahej sa më shpejt, përpara të mërkurës.

Meta njoftoi dje se do të kallëzojë penalisht në prokurori të hënën kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.