Arbëri

BQK-ja shënon 20 vjetorin e themelimit

BQK-ja shënon 20 vjetorin e themelimit

Në 20 vjetorin e themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës u tha se gjatë këtyre dy dekadave është arritur progres i madh në sistemin financiar në Kosovë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se 20 vjet më parë BQK filloi ndërtimin e një baze të sistemit financiar dhe hapi dyert për institucionet e huaja financiare.