Arbëri

Bregu: Tendencat demografike në Ballkanin Perëndimor dhe BE janë ilustrimi më i mirë i aspiratave të vërteta

Bregu: Tendencat demografike në Ballkanin Perëndimor dhe BE janë ilustrimi më i mirë i aspiratave të vërteta

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu, mori pjesë në një debat panelistësh të nivelit të lartë për marrëdhënien mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Si Europa, ashtu dhe Ballkani Perëndimor janë duke ndryshuar demografikisht, si një model i vendeve ‘dërguese’ dhe ‘pritëse’, meqënëse pjesa më e madhe e rreth 230,000 qytetarëve kanë migruar ligjërisht nga rajoni drejt BE-së vetëm në vitin 2018, ndërkohë që mëse 5 milionë (ose ¼ e popullsisë aktuale të rajonit) kanë migruar gjatë 7 viteve të fundit”, tha Bregu.