Arbëri

Lugina e Preshevës kërkon angazhim diplomatik e shtetëror për t’i mbështetur

 

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke folur pas takimit me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës ngriti si shqetësim se procesi i nisur fillimisht në Medvegjë është shtrirë dhe në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

“Diskutuam hollësisht për një seri çështjesh në interes të ndërsjelltë. Ndamë pikëpamjen se pasivizimi i adresave konkrete dhe vendbanimeve të përgjithshme në Medvegjë specifikisht nuk është një prirje e izoluar, është duke u shtrirë dhe në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.Kjo nuk është vetëm masë përjashtimi politik, por edhe sulm mbi demokracinë.Mbroj fuqimisht të drejtën themelore për përdorim të simboleve dhe gjuhës në atë hapësirë. Njohja e teksteve mësimore në nivelin fillor dhe të mesëm është e domosdoshme dhe nuk do të kursejmë asnjë përkjekje në këtë drejtim. Insistoj edhe njëherë në përfshirjen proporcionale të shqiptarëve në institucionet shtetërore në Republikën e Serbisë në të gjitha nivelet”, tha ai.