Arbëri

Veseli: Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë

 

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli është shprehur i pikëlluar për jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa ka theksuar se Kosova do të japë çdo mbështetje të nevojshme për Shqipërinë, për ta kaluar bashkë këtë dhembje.