Arbëri

Mbi 2 mijë të lënduar nga tërmeti kanë marrë shërbime në spitalet e Shqipërisë

 

Shkon në 790 numri i të lënduarve nga tërmeti që kanë marrë trajtim në spitale, nga të cilët 700 vetëm në spitalin e Traumës dhe Durrësit.

Aktualisht janë të shtruar 62 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç tre personave që janë në observim intensiv dhe një e plagosur nga tërmeti në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.