Fillon intervistimi i Veselit

Fillon intervistimi i Veselit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.
Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, ishte paraparë që të paraqitej para këtij institucioni në javën e kaluar, por për shkaqe teknike, ishte shtyrë paraqitja e tij.
Veseli, para nisjes drejt Hagës, ku ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar të paraqitet, vlerësoi këtë si një mundësi për të konfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së. “Historia e UÇK-së, është historia e të drejtave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi,” tha mes tjerash Veseli nga Prishtina.
Veseli sot intervistohet nga Specialja
Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli sot do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Paraqitja e Veselit para Speciales paraparë për datën 4 dhjetor, por siç thanë nga zyra e tij, për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.
Lexo edhe: Veseli nuk tregon se në çfarë cilësie është ftuar në Hagë
Kreu i PDK-së u nis gjatë mesditës të së hënës për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.
“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë. Dua të rikonfirmoj edhe njëherë se me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha ai pak para nisjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mbi 500 raste të dhunës në shkolla, kërkohet shtimi i sigurisë në institucione arsimore

Në opozitë i zbuloi, në pushtet LVV-ja hesht për pikturat e mbuluara në hollin e Kuvendit

Erdhi koha me fitu!

Inflacioni e rrezikon edhe rritjen e normave të interesit të kredive

Dyfishimi i propozuar i tarifës së rrymës rrezikon ngritjen e çmimeve për produkte të tjera

Mehaj: Për një vit e gjysmë janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatimi

Përfundon kampanja, organizatorët thonë që kanë garanci se shamia në shkolla do të lejohet

Gjendja në Merdar: Pritje deri në 4 orë për të dalë

Begaj të hënën në Kosovë, destinacioni i parë jashtë Shqipërisë si president

Mbi 2.000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës këtë vit

LDK: Katër ministri nuk e kanë realizuar fare buxhetin për investime kapitale
