Veseli pas intervistimit: Lufta e UÇK-së ishte përballje me gjenocidin serb

Veseli pas intervistimit: Lufta e UÇK-së ishte përballje me gjenocidin serb
Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, pas intervistimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka thënë se ka mbrojtur luftën e pastër të UÇK-së.
Gjithashtu, ka bërë thirrje që gjithë qytetarët e Kosovës, ta kalojnë bashkë këtë sfidë.
“Siç edhe kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim, kam përfunduar intervistën. Vitet e 90 kanë qenë vite të rënda për popullin tonë. Një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë. Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë UÇK-ja përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë të kalojmë edhe këtë sfidë. Kjo është e tëra”, raporton KTV.
Veseli përfundon intervistën në Hagë, nuk deklarohet
Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli për rreth tri orë është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veseli nuk është deklaruar për mediat rreth asaj që ka ndodhur brenda zyrave të Speciales, raporton KTV.
Ish-Kreu i Kuvendit kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje.
Paraqitja e Veselit para Speciales, ishte paraparë për datën 4 dhjetor, por për shkaqe teknike, ishte shtyrë deri sot.
Kreu i PDK-së u nis gjatë mesditës të së hënës për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.
Lexoni edhe: Veseli sot intervistohet nga Specialja
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mbi 500 raste të dhunës në shkolla, kërkohet shtimi i sigurisë në institucione arsimore

Në opozitë i zbuloi, në pushtet LVV-ja hesht për pikturat e mbuluara në hollin e Kuvendit

Erdhi koha me fitu!

Inflacioni e rrezikon edhe rritjen e normave të interesit të kredive

Dyfishimi i propozuar i tarifës së rrymës rrezikon ngritjen e çmimeve për produkte të tjera

Mehaj: Për një vit e gjysmë janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatimi

Përfundon kampanja, organizatorët thonë që kanë garanci se shamia në shkolla do të lejohet

Gjendja në Merdar: Pritje deri në 4 orë për të dalë

Begaj të hënën në Kosovë, destinacioni i parë jashtë Shqipërisë si president

Mbi 2.000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës këtë vit

LDK: Katër ministri nuk e kanë realizuar fare buxhetin për investime kapitale
