Arbëri

Ambasadori britanik vizitoi 25 pjesëtarët e FSK-së që po mësojnë gjuhën serbe

 

Ambasadori Britanik Nicholas Abbott ka vizituar sot Togën për Operacione Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pjesëtarë të FSK-së janë duke marrë pjesë në trajnim të gjuhës serbe.

Janë 25 pjesëtarë që janë duke marrë pjesë në trajnimin që do të zgjasë dy muaj. Qëllimi i këtij projekti është që të promovohet shumëgjuhësia në institucionet e Kosovës dhe të theksohet rëndësia e mësimit të gjuhës së njëri-tjetrit në një shoqëri multietnike.