Arbëri

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka keqmenaxhuar me qindra mijëra euro

 

Qindra mijëra euro janë keqmenaxhuar nga Byroja Kosovare e Sigurimit, konkretisht Departamenti i dëmeve, gjatë viteve të kaluar.

Në të paktën 10 raste, Byroja Kosovare e Sigurimeve, nuk ka paguar policë-mbajtësit deri sa ka mbajtur jashtëligjshëm rentën për të dëmtuarit ani pse rregulloret dhe ligjet në fuqi e obligojnë atë që këto para të ndahen në baza mujore, raporton KTV.