Arbëri

LVV druan nga “kontrolli presidencial” i LDK-së mbi diplomaci, gjyqësi e mekanizma të sigurisë

LVV druan nga “kontrolli presidencial” i LDK-së mbi diplomaci, gjyqësi e mekanizma të sigurisë
 

Nuk janë kapërcyer dallimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike (LDK) që i kanë për postin e kreut të shtetit. Për pasojë, ka rezultuar i dështuar edhe takimi i së premtes, i realizuar ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Një burim në LVV i ka thënë gazetës pas takimit se kjo parti do që në marrëveshjen e koalicionit, që synohet të mbërrihet mes këtyre dy subjekteve politike, pika që i referohet presidentit të ketë formulim “neutral”, ndërsa LDK-ja këmbëngul që taksativisht t’i përshkruhet e drejta asaj për ta dhënë propozimin, shkruan sot Koha Ditore.