Arbëri

Mustafa po pret thirrje nga Kurti për t’u takuar

Mustafa po pret thirrje nga Kurti për t’u takuar
Foto: Koha/Arkivë
14:25

Mustafa po pret thirrje nga Kurti për t’u takuar

Ka përfunduar takimi i strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas takimit kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se po pret thirrjen e Albin Kurtit për takim duke mos dhënë detaje shtesë.

“S’mund të them që ka një takim tani, por nëse Kurti na thërret ne jemi të gatshëm për takim", ka thënë Mustafa pas takimit, raporton KTV.

12:23

Sot pritet të takohen Kurti e Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, pritet të takohen sot. 

KTV-ja mëson se takimi mes tyre do të ndodhë në Kuvendin e Kosovës.

Dje KTV-ja gjithashtu raportoi se lideri i Vetëvendosjes dhe ai i LDK-së do të merren vesh për takimin e radhës në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë.

Takimet mes dy liderëve deri tash nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Ata vazhdimisht janë pajtuar vetëm për të vazhduar bisedimet.

Partitë ka kohë që kanë thënë se janë pajtuar për programin qeverisës për bashkëqeverisje, por kanë ngecur te ndarja e posteve, konkretisht te posti i presidentit, të cilin e kërkon LDK-ja e Mustafës.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 26 dhjetor.