Arbëri

KDI-ja kërkon formimin e institucioneve të reja pa vonesë

KDI-ja kërkon formimin e institucioneve të reja pa vonesë

Tanimë kur kanë kaluar katër muaj që nga shpërndarja e legjislaturës së VI-të, të Kuvendit të Kosovës, dhe një muaj që nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, KDI-ja kujton se vendi po vazhdon të qeveriset nga Qeveria në dorëheqje dhe pa mbikëqyrje të Kuvendit.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, kjo gjendje është duke cenuar parimin e kontrollit dhe balancit të pushteteve.