Arbëri

Rasti i vetëm i korrupsionit të profilit të lartë që ka përfunduar me dënim kthehet në rigjykim

 

I vetmi aktgjykim i cili ka përfunduar me dënim efektiv për zyrtarë të lartë shtetërorë është kthyer në pikën zero. Aktgjykimi dënues i Gjykatës Themelore në Prishtinë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani dhe sekretarin e kësaj ministrie, Gani Shabani, është kthyer në rigjykim.

Agani e Shabani, të cilët ishin dënuar nga gjykata e shkallës së parë për korrupsion në aferën e njohur si “Stenta” me 4 vjet e gjysmë burgim efektiv, do të gjykohen sërish nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.