Arbëri

Murati s’e sheh të arsyeshme të flitet për zgjedhje të reja por vonesat e konstituimit të Kuvendit e dëmtojnë vendin

Murati s’e sheh të arsyeshme të flitet për zgjedhje të reja por vonesat e konstituimit të Kuvendit e dëmtojnë vendin
Foto: Koha/Arkivë

Në seancën e sotme konstituive pritet të betohen deputetët e rinj, ndërsa është e paraparë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Procedurat e seancës së sotme i sqaroi dhe një herë Artan Murati, njohës i punës së Kuvendit. Sipas tij seanca konstituive pritet të mbahet sot gjatë ditës, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë.