Arbëri

Haxhiu: Aktgjykimi lirues i rastit “Pronto” është vulë e shtetit të kapur

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur goditje të rëndë për shtetin e së drejtës, aktgjykimin lirues për të akuzuarit e rastit “Pronto”.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përmes këtij vendimi, gjykata sot i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës, me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.