Arbëri

Rama thotë se bashkë me Iowa-n, FSK do të jetë pjesë e misioneve paqeruajtëse

 

Forca e Sigurisë së Kosovës në vitin që lëmë pas, ka shënuar vitin e parë me mandat ushtarak. Tani është më e avancuar, shumë më e pajisur dhe profesionale, veçse i duhet buxhet më i madh për shkak të rritjes së kapaciteteve.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili vazhdimisht ka deklaruar se Forca është e përgatitur dhe e gatshme për të marrë pjesë në misione paqeruajtëse, në një intervistë për KosovaPress, konfirmon se këtë do të bëjnë bashkërisht me Gardën Nacionale të Iowa-s, fillimisht me një numër simbolik të pjesëtarëve të FSK-së.