Sot në Kosovë moti i ftohtë e me fjolla të dobëta bore Foto: Ilustrim

Sot në Kosovë moti i ftohtë e me fjolla të dobëta bore

05 January 2020 08:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin i cili parashihet të jetë sot në Kosovë.

IHMK-ja thotë se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe ftohtë.

“Dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe me fjolla të dobëta bore. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Sipas institutit temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme