Arbëri

Kosova renditet e para në Evropë për çmimet e lira në restorante

Kosova renditet e para në listën e vendeve më të lira të Evropës për sa i përket çmimeve të lira në restorante. Sipas portalit mbi kostot dhe cilësinë e jetës, Numbeo, Kosova renditet e para në Europë si më e lira, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit. Një drekë për dy persona në Kosovë, sipas kësaj uebfaqe kushton 15 euro.

Në këtë listë Maqedonia renditet e dyta, e përcjellë nga Ukraina, Serbia , dhe Shqipëria.