Arbëri

Thaçi uron presidentin e ri të Kroacisë, Zoran Milanoviq

Thaçi uron presidentin e ri të Kroacisë, Zoran Milanoviq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi Thaçi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Kroacisë, Zoran Milanoviq. Ai, gjithashtu ka falënderuar presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq për mbështetjen gjatë mandatit të saj.

“Urime për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë presidentit të zgjedhur Zoran Milanovic. Pres që të vazhdojmë forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Faleminderit presidentes Grabar-Kitaroviq për miqësinë dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj”, ka shkruar Thaçi.