Arbëri

Gjenerali amerikan Barbero: Shqipëria nuk përjashtohet nga hakmarrja e Iranit

 

Shqipëria nuk përjashtohet nga hakmarrja e Iranit për vdekjen e gjeneralit Qasem Soleimani, deklaroi të enjten në Tiranë gjenerali amerikan i NATO-s, Michael Barbero.

I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë, gjenerali Barbero bisedoi për samitin e NATO-s dhe situatën në Iran e Irak, ku tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente ndaj çdo sulmi të mundshëm terrorist, shkruan sot “Koha Ditore”.