Arbëri

OSBE-ja publikon raportin mbi gjendjen e komuniteteve RAE në Kosovë

 

Misioni i OSBE-së ka publikuar sot një përmbledhje gjithëpërfshirëse mbi jetën dhe gjendjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Kjo përmbledhje mbulon 24 komunat e Kosovës ku jetojnë këto komunitete. Për secilën komunë ofrohet një pasqyrë e shkurtër demografike, listë e vendbanimeve, si dhe të dhëna statistikore për infrastrukturën, punësimin, arsimin, kujdesin shëndetësor, përfaqësimin në vendimmarrje, kthimin dhe riatdhesimin.