Arbëri

Thaçi pa mundësi kushtetuese për ta anashkaluar LVV-në

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë të premten se është i obliguar që të ndërmarrë veprime pa vonesa të mëtejme, përkitazi me mandatarin për formimin e Qeverisë. Por juristët nuk shohin mundësi për ndonjë veprim kushtetues.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe në Lidhjen Demokratike (LDK), parti këto që janë duke përjetuar krizë në negociatat për formimin e koalicionit, kanë theksuar nevojën që kreu i shtetit të mos ndërmarrë veprime të ngutshme dhe që t’u japë rast negociatave mes tyre, shkruan sot Koha Ditore.