Arbëri

Walker në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut

Walker në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut
 

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në shënimin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Walkeri po kthehet në Kosovë, si çdo vit, për të respektuar viktimat e Reçakut si dhe për t’ia treguar Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, krimet e tyre.