Arbëri

Caktohen të dërguarit dhe përfaqësuesit specialë të OSBE-së nën kryesimin e Shqipërisë

 

Me marrjen nga Shqipëria të Kryesisë së OSBE-së 2020, janë caktuar edhe të dërguarit dhe përfaqësuesit specialë.

Në faqen zyrtare të OSBE-së thuhet se kryetari në detyrë i OSBE-së, kryeministri Edi Rama, merr drejtimin në parandalimin e konflikteve, zgjidhjen dhe rehabilitimin në rajonin e OSBE-së, duke marrë kontakte të drejtpërdrejta me palët në fjalë dhe rregullimin ose zhvillimin e negociatave për zgjidhje. Për të trajtuar krizat ose për të siguruar një bashkërendim më të mirë të përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse në fusha të veçanta, Kryetari mund të emërojë përfaqësues personal ose të posaçëm. Përfaqësuesit personalë kanë një mandat të qartë dhe të përcaktuar saktë, i cili përshkruan detyrat që pritet të marrin.