2 perditesime
13:44

Ambasadori Kosnett kërkon veprime më të shpejta për krijimin e Qeverisë

Nëpërmjet një komunikate, LDK-ja ka bërë të ditur se ambasadori amerikan Philip Kosnett, në takim me strukturat drejtuese të këtij subjekti ka kërkuar nga udhëheqësit politik krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe përmbushjen e mandatit të votuesve.

Ndërkaq kreu i LDK-së, Isa Mustafa, sipas komunikatës e ka njoftuar ambasadorin për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

12:44

Përfundon edhe takimi i Kosnettit me LDK-në, s’ka prononcime

Ka përfunduar takimi i ambasadorin amerikan Philip Kosnett me krerët e LDK-së.

Ai nuk është prononcuar para mediave pas takimit në zyrat e LDK-së, raporton KTV.

12:31

Takime në LDK, pas Walkerit erdhi Kosnetti

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, sapo ka mbërritur në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u takuar me krerët e kësaj partie.

Kosnett pritet të informohet rreth aktualitetit politik dhe përpjekjeve për formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Para ambasadorit amerikan, në LDK ka qëndruar ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Walker është larguar nga LDK disa minuta pasi ka mbërritur Kosnett/KsP.

Image