Gjykata cakton masën e sigurisë për personin i cili kërcënoi prokuroren Drita Hajdari

Gjykata cakton masën e sigurisë për personin i cili kërcënoi prokuroren Drita Hajdari

13 January 2020 17:08

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.A. për shkak të veprës penale “Shtytje ne Vrasje”.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit A.A dhe të njëjtit i ka caktuar masën ndalim për t’iu afruar personit të caktuar në kohëzgjatje prej 1 muaji, andaj obligohet i pandehuri A.A që të mos i afrohet të dëmtuarës - prokurores së PSRK-së D.H në distancën prej së paku 100 metra.

“Gjykata ka konstatuar se masa ndalim për t’iu afruar personit të caktuar kundër të pandehurit A.A është masë e mjaftueshme dhe adekuate për zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës penale në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme