Arbëri

Gripi sezonal ka prekur më së shumti Prishtinën dhe Prizrenin, IKSHP kërkon kujdes

Foto: Ilustrim
 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thotë se gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonit përkatës tetor-maj.

Prej 1 tetorit 2019 deri më 5 janar 2020, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta me grip, 2931 raste infeksione respiratore akute dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut, raporton Koha.net.