Arbëri

OSBE e gatshme të punojë me autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar ligjin e medias

 

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin, Harlem Desir tha të hënën se ai është i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjesëve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar.

Zyra e OSBE-së për shtypin e bëri këtë deklaratë pas marrjes së dokumenteve shpjeguese nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për arsye të mosdekretimit të ligjit për shtypin në Shqipëri.