Arbëri

Holandë, për 10 vjet janë zhdukur mbi 2,500 fëmijë nga qendrat e refugjatëve – ka edhe shqiptarë

Foto: refugeesnetherlands
 

Mbi 2,500 fëmijë janë zhdukur nga qendrat e refugjatëve në Holandë gjatë 10 vjetëve të fundit dhe askush s’e di ku shumica prej tyre janë, ka raportuar gazeta holandeze NRC të hënën.

Disa prej këtyre fëmijëve nën 18 vjeç me gjasë kanë udhëtuar nëpër Holandë apo diku tjetër në Evropë për të gjetur familjet e tyre, por një pjesë e tyre mund të kenë përfunduar në duart e trafikantëve apo në prostitucion, thotë agjencia për refugjatët COA.