Dy shtetasit rusë mësynë Kosovën me veturë të Cetinjës

Prokurori në Mitrovicë kërkon që dy shtetasit rusë të gjobiten me para

14 January 2020 12:25
14:40

Policia e Kosovës ndaloi dy shtetas rusë në veri të Kosovës - një burrë dhe një grua - nën dyshimet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sllobodan Bakiq, tha për Radion Evropa e Lirë se ka kërkuar dënim të detyrueshëm (gjobë me para) për shtetasit rusë dhe se vendimi pritet gjatë ditës.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, shtetasit rusë u kanë thënë autoriteteve të Kosovës se kanë synuar të arrijnë në Llukovska Banja - qendër rehabilituese në jug të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinës - dhe se sistemi i navigimit i ka dërguar në kufi me Kosovën.

Ata kanë thënë se nuk kanë planifikuar të hyjnë në Kosovë.

Prokurori Bakiq tha më herët për Radion Evropa e Lirë se ata, fillimisht, kanë bërë përpjekje të kalojnë vendkalimin kufitar Jarinë, porse, për shkak të mungesës së vizave, janë kthyer.

12:25

Dy shtetasit rusë mësynë Kosovën me veturë të Cetinjës

Slobodan Bakiq, prokuror kujdestar në Prokurorinë themelore në Mitrovicë, i ka thënë radios Evropa e Lirë se dy rusë të arrestuar dje, janë përpjekur të hyjnë në pikën kufitare në Jarinje, porse për mungesë vizash janë kthyer mbrapshtë, transmeton Koha.net.

Egor Igoreviq (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova janë dy të arrestuarit.

"Dy shtetas rus janë legjitimuar gjatë përpjekjes për hyrje legale në Kosovë, në Jarinje në orën 10:26. Megjithatë, ata nuk kanë pasur lej qëndrimi, ndaj janë kthyer”, ka thënë Bakiq. Sipas tij, pas këtij dështimi, shtetasit rus kanë shfrytëzuar rrugë alternative të fshatit Sherpel për të depërtuar në territorin e Kosovës. Por, janë kapur nga njësitet patrulluese.

Lexo edhe: Arrestohen dy rusë, dyshohet se ilegalisht kaluan kufirin Kosovë-Serbi

Atyre u është shqiptuar masa e ndalesës 24 orëshe. Në momentin e arrestimit, sipas Bakiqit nuk kanë pasur përkthyer për ta kuptuar qëllimin e ardhjes së tyre në Kosovë. Një gjë e tillë, ai ka thënë se do të bëhet gjatë intervistimit të sotëm.

Të dy rusët tentuar të hyjnë në Kosovë me një veturë me tabela të Cetinjës, të marrë me qira në Budvë, e cila është konfiskuar nga autoritetet policore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme