Arbëri

Quinti: Masakra e Reçakut bashkoi aleatët për t’i dhënë fund katastrofës humanitare

Quinti: Masakra e Reçakut bashkoi aleatët për t’i dhënë fund katastrofës humanitare

Ambasadat e shteteve të Quint-it në Kosovë, ka kujtuar masakrën e Reçakut të ndodhur 21 vjet më parë.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga ambasada amerikane në emër të asaj të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, thuhet se “njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe t’i japin fund një katastrofë humanitare”.