Arbëri

Konjufca: Walker ishte zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën

Konjufca: Walker ishte zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën
 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin amerikan William Walker, i cili po qëndron në vendin tonë në vizitën e tij të përvitshme në kujtim të masakrës së Reçakut.

Kryeparlamentari falënderoi ish-shefin e OSBE-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës edhe ecjes së saj në rrugën e zhvillimit të përgjithshëm.