Arbëri

Kurti e fton LDK-në të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufcës dhe t`i kthehet negociatave

Foto: Alban Bujari / KD
 

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, letrën, të cilën kreu i saj Albin Kurti sot ia ka dërguar LDK-së.

Aty shprehet keqardhje për ndërprerjen e takimeve me këtë subjekt. “Është për të ardhur keq që keni vendosur t`i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, ka shkruar Kurti në letër.