Arbëri

Bregu kërkon nga qeveritë e rajonit masa sistematike kundër ndotjes së ajrit

 

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu në një intervistë për agjencinë boshnjake Fena, të transmetuar nga Koha.net, ka kërkuar nga qeveritë e rajonit masa sistematike ndaj situatës dramatike me ndotjen e ajrit.

Sipas saj, kjo nënkupton refuzimin apo largimin e pajisjeve vjetra teknologjike dhe në të njëjtën kohë vendosjen e sensorëve për matjen e cilësisë së ajrit. Bregu, gjithashtu ka thënë se duhet shmangur përdorimi i lëndëve djegëse të lira për ngrohje dhe të cilat e dëmtojnë shëndetin e njerëzve.