Arbëri

Lajçak ia kujton BE-së rreziqet nëse nuk i dërgon sinjal të qartë Ballkanit Perëndimor

 

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka tërhequr vërejtjen për rreziqet me të cilat mund të përballet Bashkimi Europian nëse nuk i dërgon sinjal të qartë rajonit të Ballkanit Perëndimor, raporton RTS, transmeton Koha.net.

Lajçak vlerëson se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.