Rreth 20 hektarë me pisha në Deçan rrezikohen nga një insekt

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 17 January 2020 19:43

Ky lloj i insektit ka 4 muaj që është shfaqur në pyjet e fshatit Baballoq, të Komunës së Deçanit.

Ai ka depërtuar në më shumë se 20 hektarë pisha të mbjella, duke dëmtuar shumë prej tyre, raporton KTV-ja.

Edhe pse ky insekt ishte shfaqur për disa vite me radhë, autoritet komunale vetëm këtë herë janë marrë me këtë problem.

Ishin të parët banorët e fshatit të cilët kishin lajmëruar për këtë dukuri.

Zyrtarët komunalë thonë se menjëherë kanë marrë masa, sepse ekziston frika se mund të përhapet edhe në pjesë tjera të pyjeve.

Drejtori i Bujqësisë ka thënë se tani për tani gjendja është e menaxhueshme dhe se janë duke punuar në zhdukjen e insektit.

Ndryshe, insekti është shfaqur edhe në pyjet e Junikut, ku kryetari i kësaj komune ka thënë se gjendja nuk është e rëndë dhe është e kontrollueshme. E gjendje e njëjtë është edhe në pyjet e Komunës së Gjakovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

lemi21/01/2020 10:15

Klima eshte shkaktar,dhe keta drunj do te zhduken.

Shto koment

Të ngjashme