Arbëri

Kurti: Ende nuk e kemi një vendim për fatin e Ministrisë së Kulturës

 

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, në një debat të organizuar nga platforma kulturore “Kultplus”, ka thënë se me LDK-në është diskutuar mundësia e zvogëlimit të numrit të ministrive, porse nuk ka një vendim përfundimtar për fatin e Ministrisë së Kulturës, raporton "Koha Ditore".

Në këtë kontekst, ka thënë se nuk mund të thotë se si do të ishte një organizim strukturor i kësaj ministrie.
Më tej, ai ka thënë se institucionet e kulturës nuk duhet të kenë varësi nga Ministria përkatëse.