Arbëri

Ujërat e zeza do të derdhen në liqenin e Batllavës edhe pas përfundimit të kolektorit dhe impiantit në Orllan

 

I dështuar po konsiderohet projekti për ndërtimin e kolektorit dhe impiantit biologjik në fshatin Orllan të Podujevës. Ky projekt, që financohet nga Qeveria zvicerane dhe implementohet nga Organizata CDI, ka për qëllim zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza që tash derdhen në liqenin e Batllavës.

Projekti parashihte që institucioneve publike (si shkolla dhe nënstacioni i policisë), restoranteve shtëpive të banimit t’u ndërtohej kolektori i ujërave të zeza dhe pastaj ato të trajtoheshin në impiantin biologjik. Por përfaqësuesi i fshatit Orllan, Nuhi Selimi, thotë se në rrjetin e kanalizimit nuk janë përfshirë as 20 për qind e shtëpive të këtij fshati. Sipas tij, ujërat e zeza do të vazhdojnë të derdhen në liqenin e Batllavës edhe pas përfundimit të këtij projekti, shkruan sot Koha Ditore.