Aksidentohet alpinistja në 2000 metra lartësi në Tomor, shpëtohet nga Forcat Ajrore shqiptare

Aksidentohet alpinistja në 2000 metra lartësi në Tomor, shpëtohet nga Forcat Ajrore shqiptare

19 January 2020 19:59

Forcat Ajrore të Shqipërisë bashkë me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë arritur me sukses të evakuojnë një alpiniste të aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartësi të konsiderueshme.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka thënë se alpinistja ishte aksidentuar në lartësi prej 2133 metrash.

“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft ( 2 133 metra) dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, ka shkruar ajo në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme