Arbëri

Dyshime për dallavere në akreditimin e programeve të disa kolegjeve private

Dyshime për dallavere në akreditimin e programeve të disa kolegjeve private

Tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë shprehur dyshime për vendimet e fundit të Bordit në lidhje me akreditimin e disa programeve studimore të kolegjeve private.

Për shkak të dyshimeve për manipulim të këtij procesi, anëtarët, Dukagjin Zeka, Rozafa Koliqi dhe Arta Jakupi e kanë lëshuar mbledhjen e fundit të këshillit. Kjo mbledhje, e cila ka pasur 14 pika, ka nisur të enjten dhe ka vazhduar edhe të premten. Për herë të parë, mbledhja është zhvendosur nga zyrat e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në njërin nga hotelet e kryeqytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.