Arbëri

Deputetja Haxhiu thotë se radhën e ka LDK-ja ta dëshmojë se e do ndryshimin

 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas dekretimit të Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës, ka thënë se këto ditë janë shanse ideale për vendime historike në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

“Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, ka shkruar në profilin e saj deputetja Haxhiu.