Arbëri

I dyshuari për abuzim me detyrën e përfaqësoi Kosovën në ngjarjen më të madhe për bujqësi

I dyshuari për abuzim me detyrën e përfaqësoi Kosovën në ngjarjen më të madhe për bujqësi
Foto: Ilustrim
 

Një i dyshuar për abuzim me detyrën zyrtare ka qenë pjesë e delegacionit që e ka përfaqësuar Kosovën në ngjarjen globale më të madhe për bujqësi, që organizohet gjatë një viti.

Dijana Zhiviq, ministre në detyrë e Bujqësisë, ka përzgjedhur sekretarin e përgjithshëm, Kapllan Halimi, që ta shoqërojë në Forumin global për ushqim dhe bujqësi, i cili është mbajtur në Berlin të Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.