Arbëri

Vëzhguesit e BE-së: Rinumërimi në zgjedhje shkoi keq, reforma zgjedhore e domosdoshme

Vëzhguesit e BE-së: Rinumërimi në zgjedhje shkoi keq, reforma zgjedhore e domosdoshme

Zgjedhjet e 6 tetorit ishin mirë të administruara dhe transparente, por procesi i rinumërimit nuk shkoi si duhet, prandaj është më se e nevojshme reforma zgjedhore në Kosovë.

Kështu vlerësoi Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian në raportin final të cilin vëzhguesit evropian e publikuan sot, e ku u tha se ka pasur keqpërdorim të resurseve publike dhe mungesë të transparencës në financimin e fushatës nga partitë politike.