Arbëri

Komisioni shtetëror thotë se i ka gati dokumentet për demarkacionin me Serbinë, shoqëria civile pret vështirësi

 

Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit është i përgatitur që ta përfundojë identifikimin dhe shënimin e vijës kufitare me Serbinë.

Kryetari Shpejtim Bulliqi, i cili aktualisht ka pezulluar punën e tij në këtë komision, pasi u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është bërë punë e mirë në hulumtimin dhe grumbullimin e dokumentacioneve të nevojshme, raporton KTV.