Arbëri

Lekaj i ka tri aktakuza aktive për gaz lotsjellës, nuk caktohen seancat shkaku i ngarkesave

Fundvitin e 2015-s dhe fillimin e 2016-s shumë deputetë të opozitës së atëhershme kishin përfunduar në pranga, kryesisht shkaku i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë ishin edhe në seanca gjyqësore, ku akuzoheshin për veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, raporton KTV.